Kryebashkiaku i Napolit: Stadiumi me emrin e Maradonës, që në ndeshjen e radhës së skuadrës në shtëpi

‘Lexova propozimet alternative,por në fund emri do të jetë Stadiumi ‘Diego Armando Maradona’. Procedura do të jetë sa më e shpejtë të jetë e mundur. Kam arsye të them se që nga ndeshja e radhës në shtëpi e Napolit mund të zyrtarizohet emri i ri i stadiumit-Kjo është ajo që deklaroi Kryetari i Bashkisë së Napolit, Luigi De Magistris në lidhje me vendosjen e emrit të Maradonës stadiumit San Paolo.

‘Ceremonia zyrtare? Të shohim. Pastaj do të jenë disa momente për të cilat do të vendosim së bashku-vijoi De Magistris-do të duhet të realizohet një targë formale. Në këtë perioudhë nuk mund të ketë një pjesëmarrje popullore. Urgjenca është që të vendosim formalisht emrin stadiumit. Në radhën e gjërave shoh që në një pikë do të ketë një shesh apo rrugë me emrin e Maradonës. Por më i rëndësishmi është stadiumi; aty ai  na dha gëzim dhe na bëri të ëndërrojmë’

Sfidanti.al