Kros pesimist: Zidane dhe Reali janë, por larg nga Reali që “iku”

Toni Kros nuk pret që Reali i Madridit të arrijë të bëjë gjëra të mëdha brenda një kohe të shkurtër gjatë sezonit të ardhshëm, megjithëse klubi ka prishur rreth 300 milionë euro për blerjet e reja.

Klubi “mbretëror” ka blerë disa lojtarë cilësorë, si Eden Azar, Luka Joviç, Ferland Mendi, Eder Militao dhe Rodrigo, por, megjithatë, Krosi konsideron se duhet të kalojë një kohë e caktuar që rezultatet të bëhen të dukshëm.

“Nuk do të jetë e lehtë që ne të kthehemi aty, ku e la Zidane, kur ai u largua herën e fundit nga klubi ynë. Do të jetë e vështirë që ne ta arrijmë atë nivel. Ekipi ynë ndodhej në një situatë tjetër, kur Zidane u kthye te neve në mars të këtij viti në krahasim me atë gjendje të ekipit, kur ai u largua më 2018. Ne tani kemi lojtarë të rinj të mirë, por tani detyrë kryesore mbetet integrimi i tyre në sistemin tonë që ky i fundit të funksionojë dhe që të ndodhë kjo, duhet të kalojë njëfarë kohe”, deklaroi Toni Kros.

Sfidanti.al