Futbollisti i Liverpulit, Virxhil Van Dajk, që deri para pak kohësh ka qenë mbrojtësi më i shtrenjtë në botë, paralajmëroi mbrojtësin aktual më të shtrenjtë të botës, Hari Meguajer, që u ble së fundmi nga Junajtidi, se ky “titull”, pra “më i shtrenjti në botë”, përmban në vetëvete edhe një përgjegjësi të madhe suplementare.
Meguajeri erdhi në “Old Trafford” nga Lesteri, pasi për të u pagua shuma rekord prej 80 milionë sterlinash, kështu që ky futbollist u bë mbrojtësi më i shtrenjtë në botë, duke thyer rekordin e Van Dajkut, për të cilin Liverpuli pagoi 75 milionë sterlina.
“I uroj fat Hari Meguajerit, por në të njëjtën kohë e paralajmëroi se titulli i mbrojtësit më të shtrenjtë të botës përmban në vetëvetë një lloj presioni të madh suplementar, por situata edhe mund të ndryshojë. Fundi i fundit kështu funksionon tani tregu i transferimit të lojtarëve. Vetë Hari nuk mund të ndikojë te ky treg.
Të luash me Mançester Junajtidin përbën një presion më vete, sepse të gjithë presin nga ty që të jesh gjithnjë në nivel të lartë, sepse ai është një klub i madh dhe kjo kështu funksionon në klubet e mëdhenj. Unë e këshilloj Harin që të bëjë atë që bën më mirë, të luajë futboll”, deklaroi Van Dajku.
Junajtidit që në ndeshjen e parë shorti i ka vënë përballë Çelsin në Premier Ligë.
Sfidanti.al