I djallëzuari Rajola, sa  lojë e pistë që  Pogba  të shkonte te  Reali!

Mino Rajola është një nga menaxherët më të njohur në botën e futbollit, ndërkohë që ai përfaqëson një numër jo të vogël futbolistësh yje. Rajola u bë i famshëm, kur arriti që ta bindë Zllatan Ibrahimoviçin që ai të bëhej menaxheri i tij.

Një nga lojtarët që përfaqëson Rajola, është edhe Pol Pogba, për shkak të të cilit ai ndërpreu pushimet verore. Rajola do që t’i gjejë një klub të ri Pogbas, ndërsa ai po përpiqet që ta bindë kryesinë Junajtidit që ta shesë futbollistin francez te Reali i Madridit.

Gazeta spanjolle “AS” publikoi një shkrim, ku tregon për “lojrat e pista” që bën Rajola që me të vërtetë është një menaxher kontravers i djallëzuar. Kohët e fundit, emri i Pogbas, veç me Realin, është lidhur edhe me Juventusin dhe pikërisht këtë fakt e shfrytëzoi Rajola, duke sajuar një ofertë nga “zonja vjetër” për mesfushorin francez, me qëllim që të ushtronte presion mbi Junajtidin që ky i fundit të pranonte ofertën e Realit. Oferta e sajuar e Rajolës ishte më e ulët sesa ajo që kishte ofruar, në fakt, klubi “mbretëror” madridas.

Rajola do që të Pogba të përfundojë në Madrid, sepse provizioni që do të përfitojë ai, do të jetë i madh, ndërkohë që Juventusin ai tani e ka si opsion rezervë, megjithëse, siç duket, në Torino ka rënë interesi për Pogban.

Sfidanti.al