Kroacia me një këmbë në Kupën e Botës, po ashtu edhe Zvicra!

Natyrisht, është më e lehtë kur në fushë ka lojtarë të mëdhenj. Të tillë i pati edhe Kroacia, e cila e mori veten në momentin që i duhej më shumë. Fitoi 4-1 ndaj Greqisë në përballjen e parë të plej ofit të Kupës së Botës, duke hedhur një hap të sigurt drejt finaleve në Rusi. Në fushë ishin të tillë si Luka Modriç, Ivan Perishiç apo Ivan Rakitiç, ndërsa nuk munguan futbollistët shumë të mirë si Vida, Brozoviç, Kaliniç e Kramariç. Mario Manxhukiç këtë herë ishte në stol, por kjo nuk prishi asnjë punë. Një Luka Modriç qiellor ishte vendimtar dhe pikërisht ylli i Realit shënoi golin e parë me penallti. Kaliniç realizoi të dytin, ndërsa grekët mundën të shkurtonin diferencën me anë të Sokratis Papastathopulisit. Vetëm kaq bënë miqtë, pasi Perishiç në pjesën e parë dhe Kramariç menjëherë pas pushimit vulosën shifrat 4-1. Përballja e dytë në “Karaiskaqi” të Pireut duket formalitet.

Një hap të madh drejt Rusisë bëri edhe Zvicra, e cila fitoi 1-0 në fushën e Irlandës së Veriut. Vendasit protestuan ndaj gjyqtarit për atë që e quajtën penallti të padrejtë, kthyer në gol nga Rikardo Rodrigez. Xherdan Shaqiri, Granit Xhaka, Blerim Xhemaili dhe Admir Mehmedi ishin në fushën e lojës, ndërsa lojtarët me origjinë shqiptare.

Sfidanti.al