Zlatan Ibrahimovic nuk do të jetë në radhët e Suedisë në ndeshjen e së premtes me Italinë për fazën e playoffit të Botërorit 2018, por për suedezin kjo është dicka e mirë pasi kombëtarja e tij nuk do të ketë më presionin që ka pasur në të kaluarën kur ai ishte pjesë e saj
‘Tani që nuk jam më pjesë e kombëtares suedeze, ajo do të luajë me shumë më pak presion-tha Ibrahimovic -njerëzit tani kanë më aq shumë pretendime ndaj saj, ndërkohë që kur isha unë në përfaqësuese të gjithë ëndërronin një fitore të botërorëve apo evropianëve’.
Duke folur për Italinë, Ibrahimovic tha se e parashikon si një përballje të barabartë pasi si Suedia e tij ashtu edhe Të Kaltrit e duan me cdo kusht kualifikimin për në Botërorin e Rusisë. 36 vjecari theksoi se sfidat mes Italisë dhe Suedisë do të jenë praktikisht 2 finale të vërteta. Prej vitesh në vendin e Apenineve sa herë përmendet Suedia të gjithë italianët kthehen prapa në kohë duke kujtuar barazimin 2-2 me Danimarkën që sipas tyre ishte një rezultat i paracaktuar që përpara asaj ndeshje, një pretendim ky të cilin Ibrahimovic e hodhi me forcë poshtë duke theksuar se nuk do ta lejonte një gjë të tillë pasi binte ndesh me principet e tij.
sfidanti.al