Kërkohet ekstradimi i Grigori Rodçenkov, zbuluesit të skandalit te dopingut rus

Grigori Rodçenkov është personazhi që zbuloi skemën e mashtrimit të sportistëve ruse në prag të Lojërave Olimpike Dimërore të vitit 2014. Tashmë autoritetet ruse kërkojnë ekstradimin nga SHBA të ish drejtuesit të laboratorit antidoping në Rusi.

Rodçenkov,  e zbuloi këtë skandal të madh që përfshiu sportin rus vitin e kaluar gjatë një vizite në tokën amerikane duke deklaruar se shteti rus mbuloi gjithcka. Sipas tij, përpara fillimit të Lojërave Olimpike të Sochit, kampionët e sportistëve me doping u zëvendësuan nga ato të pastra, akuza këto që janë mohuar vazhdimisht nga autoritetet.

Përsa i përket ekstradimit, nuk dihet sesi do të bëhet ky ekstradim pasi mes Rusisë dhe SHBA nuk ka asnjë marrëveshje në lidhje me këtë cështje. Ndërkaq Komiteti Olimpik Ndërkombëtar po i teston sërish kampionet e  sportistëve rusë që kanë qenë në Lojërat Olimpike Dimërore të 2014 dhe javën e kaluar u ndëshkuan Aleksandër Legkov dhe Evgeni Belov, garues në cross-county. Në të njëjtën kohë, mësohet se IOC në mbledhjen e ardhshme do të marrë një vendim nëse do të lejojë apo jo sportistët erusë që të garojnë në Lojërat Dimërore të 2018 që do të zhvillohen në Korenë e Jugut.

sfidanti.al