Kristiano Ronaldo kënaq tifozët, falet pas golit si mysliman!

Nuk ishte vetëm fitorja, dhe rrjeta e shënuar. Superylli i Al Nasrit, Kristiano Ronaldo, bëri diçka më shumë në ndeshjen ndaj Al Shababit, që u përmbys në 3-2 kur po humbej 0-2. Ronaldo shënoi golin e tretë, atë që siguroi fitoren pasi bëri një vrapim të fuqishëm dhe të shpejtë, pavarësisht moshës 38-vjeçare. Pasi realizoi, superylli portugez shkoi jashtë fushës dhe pasi u përqafua me shokët e skuadrës, kreu ceremonalin e faljes së myslimanëve, që ata e quajnë suxhud. Vetëm pas kësaj, ai bëri festimin e tij të shquar, me thirrjen “siu”. Ky ishte goli i 14-të i tij në kampionat, ndonëse vështirë të luftojë për Këpucën e Artë. Al Itihad mbetet 3 pikë përpara kur duhen edhe 2 javë deri në fund.

Sfidanti.al