Belinghami ende nuk stërvitet me Dortmundin para sfidës për titull

Borusia ka shansin e madh të kthehet tek fitorja e Bundesligës, ndërsa pret Maincin këtë të shtunë në orën 15:30. Gjithsesi, skuadra kryesuese e kampionatit gjerman nuk e ka për momentin në radhët e saj yllin më të shtrenjtë, Xhud Belingham, që mund të largohet në verë. Anglezi 20-vjeçar nuk luajti në ndeshjen e fituar 3-0 në Augsburg, ndërsa nuk është kthyer ende në stërvitje. Dortmundi kryeson Bundesligën me 70 pikë ndaj 68 të Bajernit.

Sfidanti.al