Flamurtari-Korabi luajnë të dielën për plej ofin drejt Superligës

Do të jetë një finale përpara një tjetre. E tillë sfida mes skuadrës vlonjate dhe asaj dibrane, që janë në Kategorinë e Parë dhe që duan të ngjiten në Superligë. Flamurtari dhe Korabi do të ndeshen të dielën, 28 maj, në orën 17:00 në stadiumin “Elbasan Arena”. Flamurtari doli I treti në Kategorinë e Parë me 46 pas barazimit 1-1 me Apoloninë në Vlorë, ndërsa Korabi I katërti me 43 pikë pas fitores në Berat ndaj Tomorit. Rregullorja nuk lejon që vlonjatët të shkojnë direkt në plej ofin për në Superligë, por që të provojnë testin e plej ofit me Korabin.

Sfidanti.al