Mançester Junajtidi mund të hidhet “në sulm” edhe për Nejmarin

Nuk është se ka ndonjë konfirmim, por është e sigurt se dyshimet janë se mund të ndodhë. Trajneri Erik Ten Hag u pyet nëse Mançester Junajtidi do të tentojë të marrë Nejmarin nga Paris SG. “Kur të kemi të reja, do t’ua themi”, -ishte përgjigja e holandezit, që ndezi spekullimet. Nejmar u mor nga PSG në 2017, pasi Barcelonës iu paguan 222 milionë euro, që ishte dhe mbetet rekordi botëror i transferimeve. Besohet se ylli brazilian dhe Mesi do të largohen nga “Parku i Princave” në fund të sezonit.

Sfidanti.al