Trajneri italian e pranoi sportivisht se skuadra e tij meritonte të humbiste në “Old Traford”. Sfida e Premier Ligës përfundoi 2-0 për vendasit, që tashmë nuk kanë nevojë për Kristiano Ronaldon, ndërsa Spërsat u duken gjatë gjithë kohës inferiorë. “Mendoj se Junajtidi e meritoi fitoren, – deklaroi Antonio Konte, – ata luajtën shumë mirë, ndërsa ne duhet ta rrisim nivelin tonë. Ata krijuan më shumë raste se ne. Ju e dini se çfarë është në gjendje të bëjë Junajtidi në tregun e transferimeve, sesa mund të shpenzojë. Po flasim për dy nivele të ndryshëm. Gjithsesi, Totenhemi duhet të luajë më mirë në ndeshje të tilla sepse ne vuajtëm edhe ndaj Çelsit apo Arsenalit”.
Sfidanti.al