Konte kerkon tjeter pankine; pershpejton veprimet per zgjidhjen e kontrates me Celsin

Antonio Konte duket se nuk deshiron me te qendroje ne pritje dhe heq dore nga viti i tij i pushimit. Tashme kane filluar te ndihen sirenat nga Reali i Madridit, nderkohe qe ne gatishmeri jane edhe Bajerni i Mynihut dhe Mançester Junajtid keshtu qe nuk perjashtohen ndryshimet e skenareve.

Per kete arsye trajneri italian ka vendosur qe te pershpejtoje veprimet per zgiidhjen e kontrates me Çelsit e cila i skadon ne 30 qershor te vitit 2019.  Kontes i duhet qe t’i zgjidhe sa me shpejt gjerat me Blute e Londres, drejtuesit e te cileve e shkarkuan ne muajin korrik.

Ne loje jane 10 milione Euro, shifra qe i mbetet te marre Konte nga kontrata me Celsin. Ne kete pike, italiani mund te kenaqet edhe me marrjen e nje demshperblimi nga Roman Abramovic. Ulja e mundshme ne stolin e Realit te Madridit gjate ketij sezoni eshte dicka qe eshte perjetuar me pare nga Konte kur mori drejtimin e Barit dhe Atalantes ne fillimet e karrieres se tij si trajner. Sigurisht ky eshte nje rrezik jo i vogel, por qe ne kete rast vlen shume.

Sfidanti.al