Konte dhe Çelsi, historia mbyllet ne gjykate

Historia mes Antonio Kontes dhe Çelsit me shume gjasa do te mbyllet ne gjykate. Trajneri italian duket se ka ndermend te hedhe ne gjyq klubin londinez ku do te kerkoje nje demshperblim pervec pages prej 9 milione Paund qe i takon edhe per sezonin e ardhshem.

Per Konten, drejtuesit e Bluve te Londres moren shume kohe per te shkarkuar ate nga puna dicka qe e ka penguar disi per karrieren e tij. Edhe pse vendimi per largimin e Kontes ishte marre prej muajsh, por ai u zbatua vetem 55 dite pas finales se Kupes se Anglise. Duke qene se ishte nen kontrate me Çelsin e kishte te pamundur te niste tratativa me klube te tjere.

Tani gjithçka eshte ne duart e avokateve te cilet po studiojne hapat qe duhen ndermarre, nje situato kjo qe po monitorohet me vemendje edhe nga Milani.

Sfidanti.al