Alison eshte zyrtarisht portieri i Liverpulit. ‘The Reds’ e siguroi sherbimin e tij pasi derdhi ne arkat e Romes vleren prej 72.5 milione Euro qe do te thote se braziliani ka vendosur nje rekord te ri dhe eshte portieri me i kushtueshem ne bote.
Rekordi i meparshem ne kete pike eshte mbajtur nga Xhanluixhi Bufon i cili u ble ne 2001 nga Juventus per vleren e 110 miliarde lirave qe do te thote 53 milione Euro. Por duke marre parasysh edhe faktore te tjere te perllogaritjeve ekonomike sot Bufon do te vlente 72.5 milione Euro, sa Alison qe u be blerja e dyte me e shtrenjte e Liverpulit ne 6 muaj. Vlen te kujtohet se ne janar ‘The Reds’ bleu Van Dajk per 85 milione Euro.
Blerja e Alison eshte e 4 per Liverpulin gjate merkatos se veres pas atyre te Nabi Keita, Fabinjos dhe Xherdan Shaqirit.
Sfidanti.al