Klubi i lavdisë së Gjermanisë ka portierin më të dobët në Bundeslige!

Bajerni i Mynihut, kampion në fuqi i Gjermanisë, nuk mund të mburret se mes dy shtyllave të portës së vet ka një portier cilësor. Në fakt, në portë ai ka po atë Manuel Nojerin të famshëm, por jo me ato cilësi shumë të mira si dikur.
Lojtari me nr.1 i bavarezëve e ka mbrojtur portën në 19 nga 20 ndeshjet e Bundesligës kryesore gjermane, por statistikat tregojnë se Nojeri është larg asaj forme që dikur e bënte atë portierin më të mirë në botë, madje tani, duke pasur parasysh përqindjen e pritjeve, ai është më i dobti!
Nojeri ka 56,3 për qind pritje të suksesshme në Bundesligë që përbën një shifër, të cilën e kanë më të lartë të gjithë portierët e tjerë të kampionatit elitar gjerman.
Sfidanti.al