Që kampionatet e sidomos Serinë A e fiton skuadra me mbrojtjen më të mirë është një e dhënë që është përforcuar shumë në vitet e fundit, por gjërat duket se kanë filluar të ndryshpjnë në aspektin e kundërt këto kohe pasi skuadrat po i japin një vëmendje shumë më të madhe repartit të avamcuar. Statistikat e këtij sezoni e tregojnë farë mirë këtë madje është bërë edhe një klasifikim për skuadat që kanë shënuar më shumë gola .
Ai që kryeson këtë renditje të vecantë është pikërisht Mançester Siti. Skuadra e Pep Guardiolës është në krye të Premier League me 5 pikë avantazh ndaj Mançester Junajtid dhe me një bilanc të cmendur 32 gola të shënuar në 9 ndeshje. Sulmin e dytë më të mirë për ligat e rëndësishme evropiane e ka Paris Sën Zhermen. Treshja e mrekullive Mbape, Kavani,Nejmar është jthyer në një makinë golash kjo edhe për shkak të mbrojtjeve jo shumë rezistente të skuadrave franceze. Skuadra pariziene kryeson Ligë 1 me 26 pikë e 31 gola të shënuar në 10 ndeshje.
Podiumin e skuadrës me sulmin më të mirë e plotëson Juventusi që është ekipi që ka shënuar më shumë gola në Serinë A, 27 të tillë në 9 ndeshje. Bardhezinjtë kanë lënë pas as më shumë e as më pak, por Barcelonën në vendin e katërt. Katalanasit kryesojnë kampionatin spanjoll me 25 pikë, 4 më shumë se Valencia e vendit të dytë me një bilanc 26 gola të shënuar bë 9 ndeshje. E mbyll pesëshen e skuadrave më sulmuese, Borusia e Dortmundit me 25 gola të shënuara në 9 ndeshje të Bundesligës.
Sfidanti.al