Klauzola e Levandovskit, edhe për një 33-vjeçar do të duhen … 500 milionë euro!

Nuk përfundon kurrë cirku në Spanjë dhe Barcelona nuk zhgënjeu as këtë herë. Natyrisht, nuk mundi të vendoste klauzolë 1 miliardë euro siç bën Reali për Rodrigon apo Vinisiusin (sepse janë tepër të rinj), por bën çmendurinë e radhës duke kërkuar nga çdo klient i mundshëm 500 milionë euro për kartonin e Robert Levandovskit. Vetë Barça e mori legjendën polake për rreth 50 milionë euro, dhe nuk kuptohet se përse dikush tjetër duhet të paguajë 10-fishin. Për më tepër, përtej klasit dhe golave, Levandovski është 33 vjeç!

Sfidanti.al