Mediat kroate: Lojtarët e Shkupit flenë në “Mekdonaldse”, sherrosen klubeve të natës, por ia morën barazimin Dinamos!

Bëri bujë të madhe në Kroaci barazimi 2-2 i kampiones së vendit ndaj një rivali që cilësohej i lehtë, të paktën si parashikim. Dinamo e Zagrebit pritej të merrte një fitore të madhe ndaj kampiones së Maqedonisë së Veriut, FC Shkupit, por ndodhi ndryshe. Jo vetëm që “të kaltrit” nuk fituan, por edhe u vunë përpara me lojë nga skuadra shqiptare nga Çairi, ndonëse në fushë kishte shumë pak lojtarë shqiptarë.

“Jutarnji List” shkruan në shtojcën e vet sportive, “Sportske Novosti” se “barazimin ndaj Dinamos e mori një ekip, lojtarët e të cilit flenë dhe ushqehen në Mekdonaldse, udhëtojnë me avionë linje dhe zihen me shkopa nëpër klube nate”. “Duket se ky lloj Mekdonaldsi qenka një ushqim shumë i mirë, – vazhdon e përditshmja zagrebase e mëngjesit, – për të ndalur Dinamon që i zhgënjeu tifozët e vet”.

Sfidanti.al