Përpara ardhjes së holandezit, ata që drejtuan ishin me “dorë të butë”, të tillë si Ole Gunar Solskjer dhe Ralf Rangnik. Nuk dihet se përse njerëzit mund të ndryshojnë kaq shumë në karakter, por sipas Bruno Fernandesit është një fat i madh që Erik Ten Hag është bërë trajner i Mançester Junajtidit. Mesfushori sulmues portugez është i lumtur që tekniku holandez ka vendosur rregulla të forta për regjimin dhe komunikimin. Sipas mediave angleze, Ten Hagu u ka ndaluar lojtarëve të tij pijen, klanet në ekip si dhe nuk i lejon as të shkojnë nëpër televizione. Ritmi i stërvitjes është rritur, ashtu si kërkesa e llogarisë, me synim unitetin në ekip. “Kishim nevojë për këtë”, mësohet se ka thënë Bruno Fernandes.
Sfidanti.al