Kjo siguri e Simeones: As dua ta mendoj se Grizmani mund të largohet

Gradualisht po afrohet sezoni i ardhshëm i transferimeve dhe ndërkohë po rriten spekulimet për largimin e mundshëm të Antoan Grizmanit nga Atletiko e Madridit dhe përsëri emri i tij po lidhet me Barcelonën, por përmendet edhe Interi.
Por, megjithatë, trajneri i Atletikos, Diego Simeone, nuk ka ndonjë shqetësim të dukshëm lidhur me të ardhmen e sulmuesit francez që në shpesh raste ka theksuar se do t’i qëndrojë besnik Atletikos së Madridit.
“Po ua them sinqerisht se unë nuk jam aspak i shqetësuar. Antoani është kapiteni i ekipit dhe spekulimeve ai gjithnjë u është përgjigjur me lojra dhe performanca shumë të mira. Unë as që dua ta mendoj ekipin pa këtë lojtar gjatë sezonit të ardhshëm, duke qenë se ai ka marrëveshje me klubin plus është kapiten i ekipit.
Sfidanti.al