Cështja e reduktimit të pagave duket se ka hyrë edhe në Kinë. Federata Kineze e Futbollit po ushtron shumë presion mbi Super League dhe mbi turneun e kadetëve për një reduktim të përgjithshëm të pagave me 30%, një masë kjo e nevojshme për përballimin e efekteve të krzës financiare të shkaktuar nga pandemia coronavirus.
Lajmi bëhet i ditur nga ‘E Përditshmja e Popullit’, organi zyrtar I Komitetit Qendror të Partisë Komuniste në Kinë. Në këtë artikull theksohet se nuk do të preken pagat e futbollistëve më të rinj dhe të punonjësve që nuk ka paga të larta. Ndërkaq, në Kinë po diskutohet edhe për rifillimin e kampionatit, por për momentin nuk është fiksuar ende një datë e saktë për të.
Sfidanti.al