Nadal dhe Federer dhurojnë spektakël dhe në…Instagram

Coronavirusi ka frenuar sportin botëror, përfshirë edhe tenisin. Por gjithsesi Federer dhe Nadal e gjetën mënyrën për të argëtuar tifozët duke i dhënë jetë një dialogu të këndshëm në një lidhje direkte mes tyre në rrjetin social Instagram.

‘Nuk prek raketë me dorë që nga Indian Wellsi, nuk e di nëse do të jem ende në gjendje të luaj-tha me shaka Nadal pasi vuajti disi me lidhjen e tij në Instagram me zviceranin që nuk e kurseu përgjigjen e tij sigurisht mes të qeshurave: ‘Më mirë për mua-tha Federer

‘Nuk e kuptoj se përse tenisi është ndalur kur shumë njerëz po shkojnë në punë-vijoi Nadal teksa iu përgjigj pyetjes së një tifozi-ne sigurisht i mbajmë goxha mirë distancat. Në një situatë të tillë ka gjëra që nuk duken se kanë logjikë, por duhet të zbatpjmë rregullat. Qeveritë po përballen me një krizë të paprecedentë dhe është e  logjikshme që sporti është i fundit në listën e problemeve të tyre’.

Ndërsa Federer e përqendroi vëmendjen te gjendja e tij fizike pas operacionit në gju

‘Riaftësimi nisi mirë, por më pas procesi u ngadalësua pak më shumë nga parashikimi-tha Federer-tani gjërat po shkojnë më mirë, megjithate nuk e kam me ngut dhe ky është avantazhi që të jep kjo situatë’.

Sfidanti.al