Kina dëshiron të ngrejë një ndërtesë madhështore të futbollit që të habisë dhe mrekullojë gjithë botën. Përse ta bëjnë vetëm Brazili, Argjentina apo Gjermania? Drejtuesit e klubeve po mendojnë prej kohësh për yjet që do të thërrasin, dhe disa prej tyre i kanë marrë, si p.sh. Karlos Tevezin, veçse duan edhe më shumë.
Mes legjendave të gjalla pritet që në Vendin ku lind dielli të shkojë më e madhja prej tyre. Bëhet fjalë pikërisht për Diego Armando Maradonën, “Çe Gevarën e futbollit”, i cili besohet se do të largohet përsëri nga Argjentina. Sipas mediave, “El Pibe de Oro” do të shkojë në Kinë në rolin e këshilltarit dhe avokati i tij, Matias Morla, shprehet me besim se marrëveshja do të arrihet. Disa javë më parë, Diego ishte në Napoli ku u shpreh se mund të merrte përsipër një rol drejtuesi në klubin e Serisë A. Të shohim se çfarë zgjedhje do të bëjë ai, por besohet se roli i këshilltarit në Kinë, me fjalime e seminare, nuk do ta pengojë.
Sfidanti.al