Futbolli, sidomos në Britani dhe Skoci, e ka për detyrë të mbajë zi. Ka ndërruar jetë një nga legjendat e viteve 60-të, skocezi i Sëlltikut, Tomi Xhemëll (Gemmell), njëri nga lojtarët e “bandës së tërfilit” të vitit 1967 që fitoi Kupën e Kampionëve (sot Champions). Xhemëll madje edhe shënoi gol në triumfin ndaj Interit të madh të Milanos, në stadiumin e Lisbonës në Portugali. Ai shënoi po ashtu në finalen e dytë të Kupës së Kampionëve, më 1970, por që Sëlltiku e humbi ndaj Fejënordit të Holandës.
Xhemëll ishte 73 vjeç dhe në karrierë luajti mbi 400 ndeshje për Sëlltikun, për 10 vjet me radhë nga 1961 deri në 1971, duke shënuar edhe 63 gola. Skocia e pati në kombëtare 18 herë. Klubi njoftoi me hidhërim atë që kishte ndodhur duke sqaruar se Tomi luftoi gjatë me sëmundjen. Ai fitoi gjashtë tituj kampion të Skocisë me Sëlltikun, tri Kupa të Skocisë, 4 Kupa të Ligës si dhe Kupën e Kampionëve të Europës.
Sfidanti.al