Kavanin tani e do dhe Reali, si zevendesues te Ronaldos

Reali i Madridit vijon kerkimet ne gjetjen e zevendesuesit te Kristiano Ronaldos. Se fundmi ne Spanje po flitet shume per interesimin e ‘Los Blancos’ per Edinson Kavanin. Lajmi behet i ditur nga Radio Marca, sipas se ciles presidenti eshte gati te paguaje lojtarit 10 milione Euro ne sezon qe eshte e njejta page qe ai perfiton edhe te Paris Sen Zhermen.

Por jo vetem kaq, Paris Sen Zhermen kerkon 58 milione Euro per kartonin e Kavanit, edhe kjo nje shifer mese e perballueshme nga ana e kreut te Realit te Madridit.

Kampionet e Evropes vendosen te hedhin syte nga Kavani per shkak te veshtiresive qe kane hasur per blerjen e brazilianit Nejmar qe mesa duket nuk ka ndermend te largohet nga Paris Sen Zhermen.

Sfidanti.al