Kane rekordmen në Bundesliga

Hearry Kane është një uragan dhe si i tillë nuk ndalet në fushat e lojës. Sulmuesi anglez i Bayern-it ka shfrytëzuar një tjetër ndeshje për të shkruar një tjetër faqe të lavdishme në historinë e Bundesligës. Në ndeshjen kundër Koln-it, me golin e vetëm të shënuar, Kane ka dërguar në 18 numrin e golave në kampionat. Askush më parë në historinë e kompeticionit nuk kishte mundur të shënonte kaq shumë në vetëm 12 duele. Për 30-vjeçarin nata ka qenë magjike edhe për shkak se ka mundur të kalojë bashkëkombësit e tij për numrin e golave të rrealizuar në një edicion të vetëm të kampionatit gjerman. Kane i kanë mjaftuar 12 ndeshje për të kaluar Jude Bellingham, i cili në sezonin 2019-2020 mbylli sezonin me 17 gola të realizuar. Me këto shifra ka mbylur sezonin 1978-1979 edhe Kevin Keegan, i cili ka lënë gjurmë në Bundesligë me fanellën e Hamburgut.

sfidanti.al