Roberto Moreno, kandidat për stolin e Kosovës

Pas largimit të trajnerit të Kosovës, Primoz Gliha, të cilit i përfundoi kontrata,  emrat vazhdojnë të qarkullojnë. I fundit është spanjolli Robert Moreno, i cili sipas gazetarit spanjoll Matteo Moretto, është njëri prej kandidatëve që mund ta marrë vendin e trajnerit të Kosovës. Sipas Morettos, në ditët në vijim do të ketë kontakte të reja mes palëve. “Robert Moreno është një nga kandidatët më të fortë për Kombëtaren e Kosovës dhe trajneri spanjoll po shpreson. Në ditët në vijim do të ketë kontakte të reja mes palëve”, ka shkruar ai në platformën X.

sfidanti.al