Kane: Më pëlqen energjia e Kompany

Harry Kane është gati për një sezon të ri me Bayern Munich. Sulmuesi anglez pret me dëshirë të nisë punën edhe me trajnerin e ri Vincent Kompany, për të cilin thekson se ka sjellë një energji shumë të mirë. Ndihem në formë. Kam pasur probleme në fund të sezonit të kaluar, por shkoi mirë gjatë kampionatit Evropian. Por, deri tani ndihem vërtet në formë. Kam dëgjuar shumë gjëra të mira për të, jo vetëm si trajner, por edhe si person, kur ishte kapiten dhe lider i Manchester Cityt. Kompany? Më pëlqen energjia që ai ka sjellë, në sallën e mbledhjeve dhe në fushë. Personalisht, mezi pres të rikthehem me ekipin, të stërvitemi së bashku dhe të kuptoj se si dëshiron të luajë, idetë e tij. Besoj se këtë sezon do të shohim ndeshje shumë intensive dhe kjo është qasja më e mirë me lojtarët tanë”, u shpreh Kane.

sfidanti.al