Olimpiada 2050? I nxehti e bën të pamundur në shumë qytete

Shumë qytete në planet nuk do të jenë në gjendje të presin  olimpiadën e vitit 2050 për shkak të temperaturave gjithmonë në rritje. Sipas një studimi ndërkombëtar, Amerika Veriore, një pjesë e Europës, Afrikës dhe Azisë do të përballen me temperatura shumë më të larta duke vënë në rrezik edhe jetën e atletëve. Sipas studimit, lojërat që janë zhvilluar në Atlanta në vitin 1996, në 2050-ën do të ishte e pamundur të organizoheshin, ndërsa të njëjtat probleme do të kenë edhe Pekini, Shanghai apo shumë qytete të tjera të Kinës bashkë me Azinë juglindore. Do të ishte gjithashtu e pamundur që olimpiada të zhvillohej në Sydney, Rio ndërsa qytetet e Europës veriore si Oslo, Stokholm apo Londra mund të jenë më të përshtatshme. Në vitin 2032, olimpiada pritet të organizohet nga Brisbane në Australi ku temperaturat në korrik do të jenë më të ulëta duke qenë se krzeqëndra e Queensland është në pjesën e hemisferës jugore dhe në atë periudhë të vitit konsiderohet qytet në dimër.

sfidanti.al