Sulmuesi spanjoll i Milanit, Alvaro Morata ndahet nga bashkëshortja italiane pak ditë pas mbërritjes në vendin e saj të origjinës ku nënshkroi me Milanin. Lajmin e papritur e bëri të ditur vetë bukuroshja italiane në rrjetet sociale ku njofton fundin e historisë me shtatlartin e sulmit kuqezi. Një “rrufe në qiell të hapur” pasi nuk janë raportuar probleme në çift edhe pse ata kanë dashur ta mbajnë gjithçka në sekret të plotë. Morata dhe Campello janë prindër të katër fëmijëve ndërsa Alice kërkon që njerëzit ta respektojnë privatësinë e tyre në një moment kaq delikat.
sfidanti.al