Arsenali u eleminua krejt papritur nga Kupa e Ligës, por yjet e zhgënjyer të londinezëve pati kush t’i ngushëllojë, të paktën pjesërisht. Kampioni i boksit, Amir Khan, u takua me futbollistët në stadiumin “Emirejts” menjëherë pas humbjes fatale ndaj Sauthemptonit, 0-2, dhe bisedoi e bëri fotografi me ta. Ky ishte një plus moral i nevojshëm pas vërshëllimave dhe talljeve të tifozëve të “topçinjve” për idhujt e tyre që i dëshpëruan pa masë.
Mes yjeve që ai takoi ishte edhe Shkodran Mustafi, shqiptari i Gjermanisë, si dhe kampioni tjetër i botës, Mesut Ozil. Më pas, Khan postoi në rrjetet sociale duke komentuar “se ishte kënaqësi e madhe që ju takova”. Kampioni i boksit njihet si tifoz i Arsenalit, dhe ai shpreson që skuadra e tij të jetë e suksesshme në Premier Ligë.