Në Romë mrekullitë zgjatin vetëm 10 ditë, këtë e thotë Kapelo

Ne prag të derbit të Romës më 4 dhjetor, Fabio Kapelo, trajner i Romës kampione të Italisë më 2001, dha dhënë një intervistë në mikrofonët e Sky. “Don Fabio” gjithnjë ka se çfarë thotë: “Do të jetë një derbi më shumë i ekulibruar se herë të tjera dhe Roma në letër është potencilaisht më e fortë, por Lacio ka shpirtin e ekipit të kohës së trajnerit Erikson.  Për këtë do të jetë një ndeshje shumë e vështirë, ndaj nuk di të jap rezultatin e kësaj sfide. Inzagi ka bërë hapa gjigandë dhe duket se e ka marrë skuadrën prej dore. Disa probleme më shumë ka në kokë Spaleti, që duhet të luaj me shumë agonizëm dhe me inteligjencë, sepse vetëm me agonizëm nuk mjafton. Për shembull, De Rosi e vuan shumë derbin,e jeton si një betejë”.

Një koment edhe për përvojën e tij në Romë: “ Kur kam arritur në kryeqytet, kam vendosur rregullin. Por në Romë ti shkon dhe vendos rregull, por ky rregull nuk vazhdon më shumë se 10 ditë. Gjëja më e vështirë në Romë është se nuk kanë vazhdimësi.  Gjëja më e bukur kur takon njerëz që ke punuar në Romë dhe të thonë “ faleminderit 1000 herë  sepse kemi mësuar shumë prej teje. Roma mbetet një qytet i vështirë”.