Juventusi me dopjo 6-tën në dorë: Higuanin s’e do askush!

E ardhmja e Gonzalo Higuanit është një “mister”i vërtetë, qëkur ky sulmues argjentinas u kthye te Juventusi, pasi luajti gati një sezon i huazuar te Çelsi. Edhe pse trajner i Juventusit u bë “mentori” i tij, Maurcio Sari, është e qartë se për këtë futbollist nuk ka vend në formacionin e parë të “bardhezinjve”, kështu që kryesia e klubit torinez po bën përpjekje që të gjejë ndonjë blerës për të.

Kryesia e Juves është e shqetësuar, sepse deri tani asnjë klub nuk ka treguar interesim për Higuanin, ndërkohë që ditët e ardhshme, sikurse thuhet, do të zhvillohet një takim mes drejtorit sportiv të Juves, Paratiçi, dhe vëllait të sulmuesit të lartpërmendur që është edhe agjenti i tij.

Në fakt, interesim për Higuanin ka shprehur Roma dhe Juventusi është gati që të bëjë ndonjë rokadë me “ujkonjën romane”, por problemi është Higuani te Juventusi e ka pagën tetë milionë euro për sezon që me siguri në “Olimpiko” nuk do të jenë në gjendje që t’ia japin futbollistit të mësipërm 31-vjeçar, kontrata e të cilit me Juven është deri më 2021. Mbas sezonit të tij të fundit të dobët, vështirë se do të gjendet ndonjë klub që do t’i japë Higuanit pagën e lartë të lartpërmendur.

Sfidanti.al