Juventusi humbi ndeshjen, por “fitoi” bisedimet në Madrid

Qëndrimin e vet në Madrid, ku Juventusi humbi 2-0 ndaj Atletikos vendase në ndeshen e parë të 1/8-së së finaleve të Ligës së Kampioneve, krerët e klubit torinez e shfrytëzuan për të bërë disa “punë”, konkretisht për të siguruar shërbimet e tre lojtarëve që luajnë në Spanjë.
Gazeta “Don Balon” shkruan se njerëzit kryesorë të Juves kanë si si synim që të sigurojnë shërbimet e Luka Modriçit, Rafael Varanit dhe Saul Nigezit. Sipas gazetës, Juventusi është gati të paguajë 30 milionë euro për Modriçin, 50-60 milionë euro për Varanin dhe rreth 100 milionë euro për Nigezin.
Sidoqoftë, duket e vështirë që Juvja t’i marrë në radhët e veta tre lojtarët e mësipërm, kështu që duhet të pritet sezoni i ardhshëm veror i transferimeve për të parë sesi do të shkojë punët në këtë drejtim.
Sfidanti.al