Juventus nuk ka ndërmend që të heqë dorë nga Nicolo Fagioli, madje do ta përkrahë në momentet e vështirë që po kalon pas dënimit për varësi ndaj basteve sportive. Mediat në Itali raportojnë se bardhezinjtë po punojnë për të zgjatur bashkëpunimin me Fagiolin. I cili ka kontratë me rekordmenët e futbollit italian deri në verën e vitit 2026.
Fagioli është pezulluar për 7 muaj, duke e mbyllur sezonin aktual me skuadrën e Max Allegrit. Gjithsesi, te Juventusi e cilësojnë një futbollist të së ardhmes, dhe nuk kanë ndërmend ta braktisin në këtë moment të vështirë. Drejtuesit e Juves do i ofrojnë së shpejti një kontratë të re. Teksa përveç faktit që Fagioli mund të stërvitet rregullisht për të ruajtur formën fizike.
sfidanti.al