Prej dy sezonesh, stafi i Jurgen Klopp ka aplikuar disa risi të rëndësishme në mënyrën se si skuadra duhet të sillet në fushën e lojës. Nëse edhe Milan do ta kishte bërë një gjë të tillë, ndoshta këtë sezon nuk do të kishte pësuar 33 % të golave nga devijimet që kanë gënjyer portierin si në rastin e Locatellit në sfidën kundër Juventusit.
Klopp kërkon që lojtarët të zhduken në rrezen përpara portierit, kjo nuk është një lojë fjalësh por kërkesa e gjermanit për t’i krijuar një rreze më të mirë shikimi portierit dhe për të evituar devijimet që mund ta gënjejnë numrin 1. Këtë strategji, “The Reds” kanë nisur ta apikojnë pas konsultimit me analistin e të dhënave sepse sipas stafit, golat pësohen më lehtë me devijim se sa në rastet kur portieri ka shikimin më të qartë, gjithmonë në rastet kur goditjet vijnë nga jashtë zonës së rreptësisë.
Ky është shkaku që lojtarët e Liverpool, në rastet kur ka finalizime nga jashtë zonës, e tërheqin gjithmonë këmbën dhe nuk përpiqen ta devijojnë topin. Statistikat janë të qarta sepse në 77 golat e fundit të pësuar, vetëm 3 prej tyre kanë ardhur nga devijime në skuadrën e Klopp ndërsa në 9 gola të pësuar nga Milani deri në sfidën e Parisit, 3 prej ttyre ishin devijuar.
sfidanti.al