Juventus po ‘i thith’ të gjithë; edhe Marselo do ‘Zonjën eVjetër’

Juventus duket se po i ‘thith’ të gjithë lojtarët e Realit të Madridit. Tani është Marselo ai që po mendon për kalimin te skuadra torineze ku është edhe Kristiano Ronaldo. Sipas të përditshmes ‘tuttosport’ që citohet edhe në median spanjolle, Marselo ka shfaqur dëshirën të transferohet te kampionët e Italisë pa pritur fundin e sezonit, domëthënë që në merkaton e janarit, një dëshirë të cilën duket se ia ka komunikuar edhe presidentit Florentino Perez duke i thënë se tani pretendon të fitojë një Ligë kampionesh me bardhezinjtë së bashku me Juventusin.

Transferimi i Marselos te Zonja e Vjetër është mëse i realizueshëm, pasi vullneti i lojtarit peshon shumë, ndërkohë që Reali i Madridit e vlerëson kartonin e tij 50-60 milionë Euro, shifër që u  shkon për shtat financave të Juventusit që nga ana e tij po mendon të arkëtojë të ardhura të tjera edhe nga shitja e Alex Sandros për të cilin së fundmi ka shfaqur interesin e tij edhe Mancester Siti, ndërkohë që në muajt e verës ishte Paris Sën zhermeni që tentoi blerjen e tij

sfidanti.al