Ibra ‘u hap oreksin’ të gjithëve, e kërkon edhe Reali i Madridit

Zlatan Ibrahimovic është protagonisti absolut i Los Angeles Galaxy në Major League Soccer. Sulmuesi suedez me golat e tij po e ndihmon skuadrën kaliforniane për të mbajtur gjallë ëndrrën e kualifikimit për në fazën e playoffit, ndërkohë që forma e shfaqur prej tij ka bërë që të rritet shumë interesi për të nga klubet evropiane. Ditët e fundit u fol për një dëshirë të Milanit për të rikthyer Ibrahimovic, ndërkohë që së fundmi ka hyrë në skenë edhe Reali i madridit.

Klubi merenges i ka bërë një start katastrofik sezonit dhe në 12 javë kampionat ka shënuar 18 gola, kështu që te drejtuesit e tij ka lindur ideja që të sjellë në Santiago bernabeu Ibrahimovic në muajin janar deri në përfundim të sezonit, me synimin për të rritur forcën sulmuese të skuadrës.

Zlatan Ibrahimovic ka një bilanc fantastik me Los angeles Galaxy. Në 25 ndeshje të zhvilluar me skuadrën kaliforniane suedezi, tashmë 37 vjecar, ka mundur të shënojë 22 gola. Nuk dihet nëse sulmuesi do të vazhdojë të jetë pjesë e LA Galaxy, por Reali i madridit është një emër që mund ta tundojë jo pak Ibrahimovic.

sfidanti.al