Te Reali nervat janë copë; Serhio Ramos e kap me një lojtar të akademisë

Tensionet te Reali i Madridit janë në nivelet maksimale. Rezultatet mungojnë dhe presioni te futbollistët e ‘Los Blancos’ është rritur ndjeshëm djhe situata ka arritur deri aty sa ata të mos i mbajnë me nervat. Kjo u shfaq edhe në rastin e Serhio Ramos i cili gjatë një seance stërvitore e kapi me një prej futbollistëve të akademisë së Realit, Regilon i cili ka bërë debutimin edhe në Ligën e Kampioneve

Kapiteni i skuadrës merenges u godit me duar gjatë një ushtrimi fizik dhe ai reagoi me nervozizëm duke e goditur 2 herë me top 22 vjecarin. Gjakrat u ndezën disi dhe ai që mendoi të qetësojë gjërat ishte pikërisht mesfushori kroat Luka Modric.

sfidanti.al