Juventus në ankth për Pjanic shtohet lista e të dëmtuarve

Maurizio Sarrit tani i duhet të përballet me problemin e dëmtimeve të futbollistëve të tij. infermieria e Juventusit po mbushet dhe ai që shqetëson më shumë teknikun e bardhezinjve është Miralem Pjanic i cili u zëvendësua në pjesën e dytë të sfidës me Leccen për një dëmtim muskular të pësuar në kofshën e djathtë dhe është e sigurt se ai nuk do të jetë në ndeshjen e së mërkurës ndaj Genoas

Mungesa e tij e mban në ankth skuadrën kampione të Italisë sepse boshnjaku është truri i lojës së torinezëve dhe pa të makina perfekte rrezikon të ketë probleme. vendin e tij do ta marrë Betancur, por pavarësisht cilësive të këtij futbollisti, ai nuk është në të njëjtin nivel me Pjanic.

Me këtë dëmtim, Pjanic i bashkohet në infermierinë e Juventusit lojtarëve të tillë si De Shiljo, Ramsej, Dagllas Kosta e Kielini. Për fat të mirë ai që duket se nuk pësoi gjë në sfidën me Lecen është Gonzalo Higuain që pësoi një goditje të fortë gjatë një përplasjeje me portierin e skuadrës së Leces por që nuk pati pasoja për të

Por telashet më të mëdha Juventusi do t’i ketë në ndeshjen e Ligës së Kampioneve me Lokomotivën e Moskës duke qenë se në dispozicion të Sarrit, përvec të dëmtuarve nuk do të jenë as Emre Xhan e Mario Manxhukic që janë të përjashtuar nga lista e UEFA nga ana e trajnerit Sarri.

sfidanti.al