Afron ndeshja me Lazion dhe te Juventusi atmosfera nuk është aspak e këndshme dhe shkaku është marrja e 2 pikëve në 3 ndeshje që kanë frenuar Juven dhe ka afruar kundërshtarët e tij. Dhe në këto orë takimesh mes drejtuesve të Zonjës së Vjetër me presidentin Andrea Agnelli, Pavel Nedved dhe Fabio Paratici që diskutojnë të tashmen dhe të ardhmen me një titull për t’u fituar dhe një Champions për t’u luajtur në nivele të larta, ngrihet hipoteza se pozitat e Sarrit janë në rrezik.
Një humbje e mundshme e Juventusit ndaj Lazios në sfidën e së hënës në Allianz Stadium mund t’i kushtojë shtrenjtë teknikut toskan që mund të zëvendësohet nga një trajner i komanduar deri në fund të sezonit.
Është thjesht një hipotezë, jo ultimatum për Sarrin që gjithsesi e sheh që pozicioni I tij është i kompromentuar. Po në situatën e krijuar te torinezët, kush mund të zevendësojë atë? Mes emrave më të preferuar është ai i Andrea Pirlos i përzgjedhur si trajneri i së ardhmes duke nisur nga 2021. Por nëse gjërat do të përkeqësohen, ai mund të marrë këtë detyrë menjëherë me Buffon përkrah tij në rolin e trajnerit-lojtar.
Sfidanti.al