Ferrari, dëgjoje Sainz: Nuk jam penduar për zgjedhjen, jam i motivuar

Carlos Sainz Jr shfaqet i qetë dhe u sigurt teksa qartëson të gjithë për vendimin e marrë për të pranuar kalimin te Ferrari sezonin e ardhshëm. Pas një fillimi krejtësisht për t’u harruar të Kokëkuqes italiane, të gjithë kanë nënkuptuar dyshimet dhe pendesën e pilotit spanjoll i cili bëri të qartë mendimin e tij

‘Nuk jam penduar për nënshkrimin me Ferrarin, përkundrazi dua të jap kontributin tim për t’u ringritur-tha Carlos Sainz.

Piloti i McLaren që në këtë fillim sezoni ka grumbulluar 13 pikë falë vendeve të 5 dhe të 9 në dy raundet e parë në Austri, mezi pret që të shkojë në Maranello. Në prag të cmimit të Madh të Hungarisë, ai u pyet nëse është penduar për zgjedhjen e bërë për të kaluar te një skuadër që është shumë larg triumfeve të së kaluarës dhe përgjigjja e Sainz ishte e qartë

‘Nuk  jam penduar për firmën me Ferrari. Përkundrazi, jam habitur kur shoh sesa shumë njerëz po më pyesin-tha Sainz-mendoj se mund të kuptohet motivi se përse jam i lumtur me zgjedhjen time dhe kush nuk e kupton, me shumë mundësi nuk e njeh deri në fund botën e Formula 1. Jam i kënaqur dhe I qetë. Përkundrazi, më motivon më shuma fakti që do të shkoj te një skuadër që nuk po kalon një moment të mirë, sepse do të mund të jap kontributin tim për të krijuar një atmosferë më pozitive; do të fitojmë të gjithë’.

Sfidanti.al