Fjalët e Drejtorit Sportiv të PSG, Leonardo për Cristiano Ronaldon nuk janë aspak të rastësishme. Ato në fakt tregon se objektivi i klubit transalpine është i qartë, portugezi është shënjestra e Paris Saint Germainit për merkaton e transferimeve të sezonit të ardhshëm. Juventus për momentin duket se është i qetë, por e di shumë mirë se ashtu sikurse në 2018 kur Ronaldo la Realin e Madridit për t’u transferuar në Torino, futbollisti do të thotë fjalën e fundit edhe për këtë cështje. .
Bardhezinjtë synojnë në respektimin e plotë të kontratës nga ana e Ronaldos që skadon pikërisht në 2022. Paraqitjet e Ronaldos tregojnë se luzitani është ende një sulmues vendimtar, një futbollist që është në gjendje që të bëjë gjithnjë diferencën. Por nga ana tjetër është edhe cështja e pagës së Ronaldos, që është shumë e lartë(31 milionë Euro në sezon), pa harruar këtu edhe mundësinë e të ardhurave që siguron klubi nga një shitje e mundshme e kartonit të futbollistit
Ndërsa, Paris Saint Germaini që po punon për rinovimin e lojtarëve të rëndësishëm si Mbappe, nuk e sheh Ronaldon vetëm si njeriun imazh për pronarët e klubit në prag të Botërorit të Katarit, por sidomos si njeriun e duhur për skuadrën për të tentuar sërish fitoren e Ligës së Kampioneve .
Ja se përse deklaratat e Leonardos mund të konsiderohen vetëm si hapi i parë i një strategjie që do të shpjegohet më qartë në muajt e ardhshëm. Kontaktet e para janë vendosur me agjentin Mendes dhe në mënyrë indirekte me vetë Ronaldon. Në këtë pikë gjithcka do të varet edhe nga rezultatet e Juventusit në këtë sezon.
Sfidanti.al