Ramën Çepele vjen nga Interi për të thyer rekordin e moshës tek Shqipëria!

Është diçka që tregon shumë. Nëse vesh fanelën e kombëtares pa mbushur 18 vjeç do të thotë se je një i përzgjedhur, dhe kjo i ndodhi Ramën Çepeles. Mbrojtësi i Interit të Milanos bëri debutimin në ekipin përfaqësues të Shqipërisë, duke thyer rekordin për moshën më të re, rekord që e mbante i shquari Iljaz Çeço. Çepele luajti ndaj Kosovës në moshën 17 vjeç e 235 ditë, ndërsa ish-ylli i Dinamos kishte debutuar në kombëtare në moshën 17 vjeç e 281 ditë, në një ndeshje ndaj Algjerisë në vitet 60-të.

Adoleshenti i sotëm bëri një paraqitje shumë të mirë duke u dalluar sidomos në pjesën e parë për ndërhyrjet vendimtare, e duke u treguar mjaft pozicional. Ai ndihmoi që Shqipëria të mos pësonte gol deri në minutën e 83-të, ndoëse ishte pikërisht Çepele që u detyrua të shkaktonte penalltinë ndaj Vedat Muriqit të Lacios, 11-metërsh që vetë sulmuesi i Kosovës e ktheu saktësisht në gol. Ndër debutuesit e rinj në kombëtare mbahen mend lojtarë të tillë si portieri Blendi Nallbani që luajti për herë të parë në “Uembli” të Londrës ndaj Anglisë, vlonjati Kreshnik Çipi, mesfushori Bledar Kola apo të tillë si Fortuzi e Manaj.

Sfidanti.al