Ndodh që statistikat kanë pasaktësi dhe në njërën prej tyre shkruhej se Kristiano Ronaldo e kishte kaluar Ferenc Pushkashin, e po i afrohej legjendës Pele për golat e shënuar. Lajmet nga Italia (“La Gazetta dello Sport”, “Sky Sport Italia”, etj.) tregojnë se pikërisht mbrëmë, superylli portugez u barazua me heroin e madh hungarez, që të dy në kuotën 746 gola. Ronaldo shënoi në fitoren 7-0 të Portugalisë në miqësoren me Andorrës. Përpara tij mbetet Romario në vend të tretë, Pele në vend të dytë dhe çeku Jozef Bican në krye me 805 gola, ndonëse thuhet se ai ka shënuar më shumë, por mungojnë statistikat e plota para 80 viteve. Gjithsesi, CR7 nuk ka shpeshtësinë e golit të Pushkashit, pasi ai i ka shënuar rrjetat në shumë më pak ndeshje. Ndërkaq, kapiteni i Portugalisë iu afrua edhe më shumë rekordit botëror të golave me kombëtaret. Deri tani renditja është 102 gola për Ronaldon, dhe 109 për Ali Daein të Iranit që mban vendin e parë.
Sfidanti.al