Barcelona i kërkon 10.2 milionë Euro të tjerë Neymar

Barcelona i kërkon Neymarit edhe 10.2 milionë Euro të tjerë . Lajmi bëhet i ditur nga e përditshmja spanjolle ‘El Mundo’ sipas së cilës klubi katalanas thekson se ka përllogaritur gabim taksat. Mësohet se Barcelona pretendon se ka siguruar më pak nga taksat që i takonte Neymar të paguante në periudhën e qëndrimit të tij te Barcelona 2013-2017 dhe për këtë arsye i kërkon atij të paguajë edhe diferencën

Ndërkaq, organet tatimore i kanë kërkuar Barcelonës se nëse nuk e rregullon këtë situatë, atëherë shifra prej 10.2 milionë Eurosh do të konsiderohen si një donacion i klubit në favor të futbollistit. Vlen të kujtohet se muajin e kaluar Barcelona fitoi në gjykatë ndaj Neymarit që u dënua me pagesën e 6.7 milionë Eurove në drejtim të klubit spanjoll përsa I përket cështjes së bonusit për rinovimin e kontratës. Gjykata e hodhi poshtë kërkesën e futbiollistit për pagesën e 43.6 milionë Eurove nga ana e Barcelonës.

Klubi katalanas nga ana e tij fitoi një pjesë të denoncimit te tij  me anë të të cilit i kërkonte lojtarit 22.5 milionë Euro për mospërmbushje të kontratës. Futbollisti duhet t’i paguajë tani edhe pjesën e tretë. Ndërkaq, Neymar që e ka harruar rikthimin te Barcelona dhe po mendon për rinovimin me PSG, iu detyrohet organeve fiskale spanjolle 34.6 milionë Euro.

Sfidanti.al