Koeman nuk është i kënaqur: Kam dyshime se ajo e Barçës është skuadra që më përshtatet

Në një bisedë me mediat katalanase, Ronald Koeman foli hapur por duke përdorur me kujdes diplomacinë. ‘Kam dyshime se skuadra e Barcelonës më përshtatet, me Ramon Planes po flasim për atë që mungon. Por lojtarët e vjetër të skuadrës e kanë kuptuar gjithsesi de gjërat duhej të ndryshonin-tha Koeman që la të kuptohet se objektivat e parë të Barcelonës në merkato janë Eric Garcia dhe Memphis Depay, por sipas  Koeman, për Garcian gjithcka do të varet nga Manchester City.

Një tjetër emër që nuk është lënë në harresë nga Koeman është ai i Wijnaldum nga Liverpool

‘Ekziston një mundësi për të ardhmen, por nuk mund të them më shumë. Është një futbollist shumë i mirë-tha Koeman për Wijnaldum.

Përsa I përket futbollistëve aktualë që ka në dispozicion, Koeman përmendi disa emra.

‘Pedri është futbollisti që më ka befasuar më shumë pozitivisht-shtoi trajneri i Barcelonës-Griezmann është një sulmues që punon shumë dhe mund të vendosë për pozicionin që dëshiron, varet nga ai. Dembele po stërvitet shumë dhe po përmirësohet fizikisht. Messi? Më ka treguar se pavarësisht problemet e tij me klubin dëshiron të vijojë të fitojë’.

Në këtë bisedë nuk mungoi  as objektivi i madh i vërtetë i Barcelonës; Liga e Kampioneve, të cilën nuk e fiton që nga 2015. ‘Për ta fituar duhet të përmirësohemi. Për momentin, Bayerni është skuadra më e fortë-tha Ronald Koeman.

Sfidanti.al