Paulo Dibala dhe Gonzalo Higuain duket se janë kthyer në elementë të rëndësishëm te Juventusi në këtë fazë të sezonit dhe të mendosh që vetëm para pak javësh ata ishin me valixhet e bëra gati për t’u larguar nga Zonja e Vjetër teksa ishin në rolin e një guri shkëmbimi për Mauro Ikardin nga Interi.
Nëse Juventusi është rikthyer në vendin e parë në klasifikimin e Serisë A, kanë meritën e tyre edhe dy sulmuesit argjentinas që shënuan nga 1 gol në fitoren në sfidën direkte me Interin në San Siro të zhvilluar përpara pushimit të kampionatit për ndeshjet e Kombëtareve
Tani te kampionët e Italisë, po mendohet për rinovimin e kontratës për Dibalën dhe Higuain, dicka që nuk imagjinohej përpara disa muajve. Pas kthimit nga Celsi, Higuain refuzoi largimin te Roma duke këmbëngulur për qëndrimin e tij te Juventusi dhe kokëfortësia e tij fitoi. Sulmuesi e bindi Sarrin, trajnerin që e ka kuptuar më mirë nga të gjitha dhe me të cilin ndihet shume mirë që nga koha kur ishin bashkë te Napoli dhe tani ai duket se ka fituar edhe tifozët. Higuain ka me Juventusin një kontratë deri në 30 qershor 2021 dhe Zonja e Vjetër është gati t’ia rinovojë atë edhe për 1 vit tjetër për të amortizuar më shumë 90 milionë Eurot e shpenzuara në 2016 kur e mori nga Napoli.
I njëjti diskutim vlen edhe për Dibalën që refuzoi Mancester Junajtid dhe Totenhemin. Edhe Dibala bëri që të gjithë të ndryshojnë mendjen për të. Ndërkaq agjenti I tij, Horge Antun ka hyrë në kontakte me Drejtorin Sportiv të Juventusit, Fabio Paratici për rinovimin e kontratës së futbollistit deri në 2024, ndërkohë që ajo aktuale skadon në 2022. Për më tepër mendohet që kontrata e re e Dibalës të shoqërohet edhe me një rritje të pagës së lojtarit.
Sfidanti.al