Mancester Siti kishte planifikuar të stërvitej në Komo për ndeshjen e Ligës së Kampioneve me Atalantën, por ky plan dështoi. Trajneri Guardipla dhe lojtarët e tij që do të duhej të akomodoheshin në Villa D’Este përpara sfidës, por pasi panë kushtet skandaloze të stadiumit Sinigaglia që ishte prenotuar për stërvitjen, klubi anglez vendosi që të spostojë skuadrën në Milano
Stadiumi është I përdorshëm dhe Komo luan sfidat si skuadër pritëse ne kampionatin e Serisë C, megjithatë problemet e këtij impianti dhe për rinovimin e tij ekzistojnë prej vitesh edhe pse Mancester Siti është mësuar me të tjera standarde. Por fakti që klubi anglez e konsideroi këtë stadium të padenjë edhe për një seancë stërvitore, është një njollë akoma më e madhe për klubin Italian të Komos.
Në javët e fundit Mancester Siti ka nisur punën për të sistemuazr futbollistët dhe stafin në mënyrë ideale në prag të ndeshjes së Ligës së Kampioneve kundër Atalantës e programuar të luhet në 6 nëntor falë edhe afërsisë së një stadiumi ‘profesionist’ në Villa D’Este. Pas prenotimit, një I dërguar I kampionëve të Anglisë I kërkoi Bashkisë së Komos lejen për të inspektuar stadiumin Sinigaglia për të verifikuar disponibilitetin dhe organizuar logjistikën. Por në bregun e liqenit dolën edhe problemet e mëdha; zona e palestrës dhe dhomat e zhveshjes u konsideruan të papërshtatshme për të pritur Mancester Sitin edhe për një seancë të vetme stërvitore dhe kjo bëri që Citizens të zgjedhin më pas Milanon për t’u akumuduar në prag të sfidës me bergamaskët.
Sfidanti.al